Një ngjarje e pazakontë është regjistruar ditën e djeshme në Umbria të Italisë. Një grua e dyshimtë hyri në një dyqan këpucësh dhe nisi të provonte disa palë rresht, duke bërë që me një manovër të shpejtë të fuste në çantë një palë. Ishte alarmi ai që e tradhtoi pasi e nxori zbuluar.
Të alarmuar shitësit njoftuan karabinierët të cilët shoqëruan hajduten e cila u dha një justifikim epik për vjedhjen.
Ajo tentoi të justifikohej me faktin se sapo kishte bërë vaksinën dhe sipas atyre çfarë kishte lexuar në media, vaksina lë pasoja në memorien e njeriut. “Sapo e bëra vaksinën, nuk kam mendjen ose ndryshe nuk do t’i kisha vjedhur këpucët.”-është shprehur ajo.