Mihrije Braha dhe Naim Abazi ishin të ftuar në emisionin Shiko kush Luan, drejtuar nga Luana Vjollca. Per Gjatë emisionit, në një nga rubrikat, Mihrijes iu shfaqen në ekranë 3 personazhe nga estrada, Xeni, Ilir Shaqiri dhe Dani ishin emrat mes të cilëve Mihrije Braha duhet të zgjedhte se me cilin të darkonte, të martohej dhe njërin te eliminonte, e në rast se këngëtarja jepte një përgjigje, fitonte 10 pikë.
Por, në një moment ajo thotë: Mua njëri më ofroi 1 milion dollarë për një natë dhe nuk pranova, si mund të pranoj për vetëm 10 pikë të kësaj loje? Pavarësisht kësaj ajo u përgjigj duke thënë se me Danin do martohej, do darkonte me Ilir Shaqirin, dhe eliminoi Xenin.