Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Habit motra e babait që ngujoi gruan e fëmijët. ben deklaraten e forte per te vellain

Motra e radikalistit Xherxh Laçi, ka mohuar se vëllai të ketë probleme të shëndetit mendor. Ndryshe nga çfarë deklaroi i ati, ajo shprehet para mediave se nuk është i sëmurë dhe fëmijët nuk kanë vijuar arsimin e mesëm për shkak të problemeve ekonomike.

Ajo hedh akuza ndaj qeverisë që nuk i ndihmon për të gjetur punë. Ndër për pretendimet e gruas dhe fëmijëve se janë ngujuar për 6 vite, shprehet se e bëjnë për të dalë.

“Të lirohet e t’i gjejnë Xherxhit një punë të lehtë, roje ta çojnë. Të çoje fëmijët në shkollë. Gruan t’ja fusin në një punë, pastruese në bashki a kudo. A ka shtet apo jo? Ti marri se ka punë plot. Problemet janë të qeverisë se ka dhënë urdhër të prishë shtëpinë.

Xherxhi nuk është i sëmurë, është me diabet, asnjë sëmundje nuk ka. Trutë fiks fare i ka. Të shkojnë të arrestojnë doktorin pse nuk i jep pension Xherxhit.

Gruan e fëmijët nuk i ka dhunuar, në asnjë mënyrë. S’është e vërtetë. Pretendojnë se duan të dalin e të bredhin rrugëve. Nuk i ka mbajtur as ngujuar. Nuk ka mundësi Xherxhi t’i çojë në gjimnaz. Xherxhi ka mbaru shkollën e lartë, profesor është”, tha Rita Kaca.