Habiten njerëzit, Skënder Brataj bën deklaratën e papritur që nxjerr zbuluar…

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bere nje deklarate te papritur ne media.

Gjate emisionit “Open” ku flitej për skemën e korrupsionit brenda spitalit “Shefqet Ndroqi”, Brataj ka treguar një histori nga koha kur sapo e kishte marrë detyrën.

Pa e menduar gjatë se çfarë po rrëfente, Brataj pranoi publikisht se ekipet i kishin pohuar se shkonin me kast me vonesë në skenat e aksidentit. Sipas Bratajt, ky fenomen ndodhte për shkak se akuzoheshin se u vidhnin të lënduarve sendet me vlerë.

“Kur shkonin në aksidente ekipet e mia shkonin me vonesë. Dhe i pyesja çfarë po ndodh? Më thoshin nuk shkojmë po nuk shkoi Policia. Pse? Sepse u vjedhin sendet dhe na i kërkojnë ne! Ta shikojmë pak fenomenin në përgjegjësi. Nga ajo kohë u thashë, ok nuk do shkosh vetëm në aksident, do shkoni të dy, bashkë me ju edhe shoferi. Që të jeni dëshmitarë, merrni sendet dhe i shkruani tek skeda,”-tha Brataj, me siguri pa e menduar gjatë se çfarë kishte pohuar publikisht.