Njoftimi i Ambasades shqiptare ne Greqi
❗Vendimi i fundit i qeverisë greke njofton se është rritur numri i kuotave ditore të personave, që do të kalojnë në Pikën Kufitare në Kakavijë.
👉 Nga data 14 qershor, numri i kuotave ditore të personave që do të kalojnë në Pikën Kufitare të Kakavijës shtohet nga 400 në 1500 vetë në ditë.
👉 Nga Pika Kufitare e Kapshticës do lejohet kalimi vetëm për punëtorët sezonalë, 400 shtetas në ditë.
👉 Ndërsa, nga Pika Kufitare e Qafë Botës do të lejohen 250 persona në ditë.
‼️MEPJ dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi vazhdojnë të jenë maksimalisht të angazhuar me autoritetet greke, për përshpejtimin e hapjes përfundimtare të kufijve dhe nisjen e lëvizjes së lirë në të dy anët e kufirit.