Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Harrojeni dimrin surprizon moti/ Ja kur pritet të vijë pranvera: Do bëhet shumë ngrohtë

Lajda Porja, meteorologë pranë Meteoalb tha për Euronews Albania se marsi i këtij viti është i ngjashëm me muajt mars të para viteve ’90, duke qenë se prej shumë vitesh nuk kishim parë dëborë dhe temperatura të tilla në pranverë.

Znj. Porja tha se situata nga reshjet përmirësohet duke nisur nga dita e nesërme dhe do të vijojë e tillë deri në fund të muajit.

“Por nuk kemi një situatë favorizuese sa i përket temperaturave. Do të vijojmë në temperatura tipike të dimrit, sidomos gjatë mëngjesit, sidomos deri të enjten, ku temperaturat do të jenë -4 deri -5 gradë si në janar.

Problematikë do të ketë sidomos në zonat ku kanë rënë reshje borë, ku do të ketë ngrica. Ditët e fundit të marsit do të sjellin pranverën”, shpjegoi znj. Porja.