Hedh shishen e ujit nga makina. Ja sa gjobitet shoferi. video

Eshte publikuar nje video nga Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ku tregon se nje shofer ka hedhur shishen e ujit nga makina. Dhe pas ketij veprimi shoferi eshte gjobitur me shumen 400 mije leke.

Ja dhe mesazhi i Mirela Kumbaros:“E hodhe shishen nga makina? Ta gëzosh gjobën dhe me mend në kokë herë tjetër! Faleminderit. Policisë së Shtetit që reagon menjëherë ndaj çdo denoncimi për ndotje mjedisore, sepse s’mund të vazhdojmë më me këto pamje që përveçse të shëmtuara, janë edhe të rrezikshme. 400 mijë lekë gjobë për automjetin që hodhi plehra në rrugë dhe thirrje për të gjithë shoferët e pasagjerët që të heqin dorë nga vesi i hedhjes së plehrave nga xhami i makinës, se rrugët nuk janë të hasmit, por tonat”.