Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

He’lmoi vjehrrën me fotoksinë. Jepet vendimi i rend per nusen Marjana Çmetën

Marjana Çmeta do të vazhdojë që të qëndrojë në qeli.

Gjykata e Lartë ka vulosur dënimin me 32 vite burg për Marjana Çmetën, e cila në vitin 2017, i mori jetën vjehrrës së saj duke e helmuar.

E reja kishte paraqitur një rekurs duke ankimuar vendimin e dhënë nga asokohe Apeli i Krimeve të Rënda, 5 vite më parë.

Sipas “OraNews”, në vendimin e dhënë me 28 nëntor 2020, e reja ishte dënuar me 32 vite heqje lirie.

Edhe pse ajo e ankimoi kohën e dënimit, treshja e Gjykatës së Lartë, vendosi që të mos e pranonte ankimimin e saj.

Marjana Çmeta helmoi me fotoksinë vjehrrën e saj, Lirie Lame, pas konflikteve që kishin pasur me njëra-tjetrën.

Para togave të zeza, ajo gjithmonë e ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen, duke u shprehur se nuk mban mend asgjë. Krimi i kryer nga Marjana, u zbulua falë këmbënguljes së Oltit, ish-bashkëshortit të saj, i cili zbuloi videon që kishte regjistruar një hoxhë, tek i cili nusja shtatzënë rrëfeu me detaje se si e helmoi vjehrrën. Ndonëse nuk jetonte me të, Marjana ishte e bindur që kjo e fundit i kish bërë magji, ndaj edhe vendosi që t’i merrte jetën.

Tek Hoxha Hysen Shehu, ajo bëri një rrëfim 72 minutësh duke i treguar sesi e kishte bërë vjehrrën të pinte “lëngun magjik”, duke i thënë se ishte një pije e që e konsumonin të gjithë për të shmangur sherret në familje. Në fakt, lëngu ishte ishte fostoksinë.

Hoxha e regjistroi të renë dhe e denoncoi në Polici. Kjo video, i shërbeu edhe Prokurorisë për të ngritur akuzën mbi nusen.