Veprimi i një qytetari ka sjellë penalizimin e një restoranti të njohur në Himarë. Fakti është bërë i ditur nga ministrja e Financave Anila Denaj. Fatura jo vetëm që ishte jotatimore por edhe nuk ishte në shqip por në greqisht.
“Argumenti i menaxherit të restorantit që thotë që përdoret për menaxhim të brendshëm, nuk pranohet si argument sepse fatura e denoncuar është me çmime” tha Denaj ndërsa inkurajoi qytetarët që të vijojnë të denoncojnë rastet e abuzimeve.
Pas pak ditësh, parashikohet të jetë funksional edhe aplikacioni për smartfonet ku qytetarët mund të denoncojmë abuzimet me faturat.