Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Historia e 37-vjeçares që u vra sot me partnerin nga ish-bashkëshorti. largimi nga Greqia në Itali, jeta me dy vajzat dhe lidhja me partnerin 23-vjeçar

ITALI- Vera Myrtaj dhe i dashuri i saj Fionino Mërkuri u gjetën të pa jete në shtëpinë e 37-vjeçares shqiptare mëngjesin e sotëm, në Spinea, Venecia. Autori i ngjarjes së dyfishtë, është ish-bashkëshorti i Verës, Viron Karabollaj. Historia e Verës, e rrëfyer sot nga fqinjët për mediat italiane, është e ngjashme me shumë gra që kanë pasur fatin e saj.

E ndarë nga i shoqi tre vjet më parë, Vera jetonte me dy vajzat e saj në Spinea (Venecia). Prej një viti e gjysmë kishte një partner të ri. Një lidhje që mund të ketë shkaktuar xhelozinë e ish-it që i vrau të dy të dielën e 20 nëntorit dhe më pas u vetëvar.

Vera kishte mbërritur në Itali, nga Greqia, rreth tetë vjet më parë; me sa duket me sugjerimin e dy vëllezërve që kishin kohë që punonin aty. Pas kësaj, gruas iu bashkua edhe ish-bashkëshorti. Në vitin 2016, të dy u zhvendosën në Spinea, në një banesë të madhe në via Leopardi. Një shtëpi në të cilën ndër vite investuan mijëra euro për ta përshtatur me nevojat e vajzës së tyre më të vogël 13-vjeçare, e cila është në karrocë. Për çiftin nisën problemet e para, të cilat u bënë gjithnjë e më serioze. Ai e dhunon, ajo gjen forcën ta lërë dhe nis një jetë të re. Bën disa punë njëkohësisht në hotele të ndryshme në qendrën historike të Venecias. Covid e mbyll në shtëpi dhe detyrohet të bëjë një punë të re. Për të mbajtur dy vajzat e saj – 13 dhe 15 vjeç – ajo nisi të ofronte shërbime estetike në shtëpi.

Pak muaj më parë, i dashuri i ri i tridhjetë e shtatë vjeçares u zhvendos në shtëpinë e saj. Ndoshta kjo do të ishte shkëndija që shkaktoi zemërimin e vrasësit. Viron Karabollaj kishte mbajtur kontakte me familjen e tij dhe vinte periodikisht për të marrë dy vajzat e tij për të kaluar kohë me to. Ai punonte prej vitesh në “Venetoponteggi”, një kompani ndërtimi në Chirignago me seli në Mirano. Trupi i tij do të gjendej sot pikërisht në vendin ku punonte, pasi ekzekutoi me thikë nënën e dy vajzave dhe 23-vjeçarin Mërkuri. / Informacione.