Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Historia e suksesshme e shqiptares që u largua vetëm me një çantë dore në 1995-ën drejt Suedisë

Historitë e shqiptarëve që u larguan nga vendi në vitet 90’ duke pasur vetëm me rrobat e trupit janë të shumta. Ata donin vetëm të iknin nga Shqipëria në ato vite.

E tillë është edhe historia e Rita Ciflikut. Ajo u largua nga Shqipëria në vitin 1995 pa asnjë dokument drejt Suedisë vetëm me një çantë dore.

Si Rita dhe bashkëshorti i saj kishin mbetur pa punë, ndaj zgjidhja e vetme që ata panë ishte largimi nga vendi.

Bashkëshorti i saj ishte larguar më herët se ajo nga Shqipëria. Ai ishte larguar drejt Gjermanisë që në vitin 1992. Rita dhe familja e saj gjetën shpresën dhe të ardhmen në Suedi.

Ajo punon në komunën e qytetit të Malmos. Por sigurisht që fillimi për të nuk ishte i lehtë.

Fillimisht ajo punoi në disa shtëpi të suedezëve. Këtë gjë e bëri për katër vite dhe më pasi mori dokumentet suedeze ajo dhe burri i saj nisën të integroheshin në shoqërinë suedeze. Rita ia doli sepse kurrë nuk u dorëzua