Nje lajm i rende vjen nga Italia ku mesohet se ka humbur jeten njeadoleshente me origjinë shqiptare, rreth 14-vjeç.
Ngjarja ka ndodhur ne Piacenza të Italisë ku mesohet se 14 vjecarja ka rene nga kati i 7 i pallatit.
Sipas mediave italiane, rënia e vajzës u ndalua nga tarraca e një apartamenti në katin e katërt, por ekipi i shpëtimit nuk mundi të bënte asgjë për të.
Hetuesit aktualisht nuk po përjashtojnë asnjë hipotezë në lidhje me dinamikën dhe shkaqet.
Në foto shikoni pallatin nga ra e mitura, nga një lartësi prej të paktën 10 metrash, sot në orën 08.30 të mëngjesit.
Rainews raportoi se policia po merr në pyetje një person të rritur që ishte me vajzën në banesë.