Një i ri nga Fieri ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme.
Raportohet se 21-vjeçari Klajdi Hatija ndërroi jetë në spital disa orë pasi kishte pësuar një aksident.
I riu ishte përplasur nga një automjet teksa po lëvizte me motor në aksin Fier-Vajkan.
Ai u transportua te spitali i Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar, por fatkeqësisht nuk mundi dot t’u mbijetonte plagëve të marra.
Nje humbje e madhe per familjen dhe per komunitetin ku ai jetonte.
U prehtë ne paqe!