Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Humb jeten diten e sotme nxenesi ekselent 16 vjecar

TIRANË- E trishtë! Një 16-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor. Flavio Mankollari, është i riu i cili u përfshi në një aksident 15 ditë më parë në rrugën e Patokut në Laç. Nxënësi ekselent i vitit të dytë në gjimnazin “Qemal Stafa” mbeti i plagosur në këtë aksident bashkë me 4 persona të tjerë. Ai qëndroi i shtruar në spital për ditë me radhë mirëpo nuk mbijetoi dot.

Gjimnazi në të cilin studionte i riu ka ndarë një postim, në të cilin shpreh ngushëllime familjes për Mankollarin që përfundoi vitin e parë me të gjitha 10-ta.

POSTIMI I GJIMNAZIT:

‘Shumë lot sot në shkollën tonë nga nxënës e mësues, kësaj here jo lot gëzimi por lot trishtimi, për një humbje të parakohshme. Me keqardhje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të një nxënësi të shkëlqyer ekselent i cili ne, shokëve dhe shoqërisë do të na mungojë shumë Flavio Mankollari, si pasojë e një aksidenti automobilistik … Një nxënës ekselent, një fëmijë i kompletuar, një yll djalë i cili i dha dhe kishte shumë për ti dhënë shoqërisë. Një nxënës që mbylli me 10.0 klasën e 10-të, i cili do të shijonte bursën e ekselencës si një qemals sivjet dhe që gjatë gjithë jetës së tij shkollore nuk njeh një notë 9-të të marrë dhe vetëm sjellje shembullore dhe një zë i ëmbël, i fuqishëm në jetën shkollore, promovues i vlerave dhe virtyteve njerëzore! Të duam shumë Flavio, do të të kujtojmë gjithmonë me mall në çdo moment të bukur të jetuar për këto kohë që kaluam bashkë! U prehsh në paqe yll i bukur!’

Sipas ekspertizës, një parakalim i gabuar në kthesë me shpejtësi tej normave të lejuara nga mjeti që drejtohej nga shtetasi SH.L. Ditën e nesërme në orën 11:00 Flavio do të përcillet në banesën e fundit.