Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Humb jetën në Francë 19 vjecari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku viktimë dyshohet të ketë mbetur një 19-vjeçar shqiptar, i cili sipas dëshmive të një miku të tij, është qëlluar me armë zjarri në kokë nga një organizatë kriminale.

Lajmi është publikuar edhe në mediat franceze, të cilat raportojnë për gjetjen e trupit të një të riu në një lagje problematike të njohur si “La Conte” në qytetin Carcassonne. Trupi u zbulua të enjten më 8 maj, në rrugën Diderot, dhe autoritetet kanë hapur një hetim për vrasje.

Deri më tani, mediat vendase nuk kanë zbuluar identitetin dhe moshën e viktimës, por një shqiptar që jeton në Francë ka kontaktuar ekskluzivisht redaksinë e JOQ Albania dhe ka ndarë detaje tronditëse për viktimën. Sipas tij, bëhet fjalë për një të ri shqiptar nga Laçi, me emrin Orgito H, i cili është qëlluar në kokë me armë zjarri të tipit shotgun.

“U vra nga një organizatë kriminale. Ishte vetëm 19 vjeç, shoku ynë këtu në Francë. Është qëlluar në kokë me shotgun. Familja e tij po përpiqet të sjellë trupin në Shqipëri”, thotë për JOQ Albania miku i viktimës.

Ndërkohë, autoritetet franceze kanë urdhëruar një autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe për të identifikuar zyrtarisht viktimën. Hetimet janë duke u zhvilluar nga policia gjyqësore e Perpignan.

Miku i të ndjerit i bën thirrje komunitetit shqiptar që të ndihmojë familjen e viktimës për mbulimin e shpenzimeve për transportimin e trupit drejt Shqipërisë