Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Humb jeten ne Itali 19 vjecari shqiptari pas sfides ne Tik Tok. Familjarët: Duam të dimë të vërtetën

Prokuroria kërkon gjyq për Andrea Kovacajn, 20-vjeçarin shqiptar nga Ormelle, i cili natën e 20 Janarit 2024 shtypi me makinë Lorenzo Pjetrushin.

Ky i fundit ishte në kofanon e makinës në lëvizje të Kocacajt. Ngjarja u regjistrua në një parking pranë fushave të sportit në Cimadolmo.

Pjetrushi, një 19-vjeçar me origjinë shqiptare po ashtu, humbi jetën 9 ditë më vonë, në spitalin e Treviso-s pas dëmtimeve të rënda.

Zv/prokurorja Barbara Sabattini e akuzoi Kovacajn për vrasje në rrugë. Sipas saj, ai lejoi Pjetrushin që të qëndronte në kofanon e mjetit të tij.

Më pas ai ka lëvizur për rreth 50 metra në një shpejtësi 15-20 kilometra në orë. Në momentin që ka ndaluar, viktima ka rënë në tokë dhe Kovacaj e ka shtypur.

Policia e Sano Polo di Piave thotë në hetimet e saj, se mbrëmjen e tragjedisë disa të rinj ishin mbledhur për të festuar ditëlindjen e një kushëriri të viktimës.

Të gjithë udhëtonin me makinën e Kovacajt ku parashikonin që më vonë të shkonin në një lokal nate.

Para se të iknin, Pjetrushi kishte nisur një cigare dhe teksa makina e Kovacajt ishte në lëvizje ai ishte ngjitur mbi kofano.

Në një moment Pjetrushi ka rrëshqitur nga kofanoja dhe u godit nga makina.

Të gjithë të rinjtë e pranishëm në vendngjarje u munduan t’i jepnin ndihmën e parë të riut, i cili kishte ngecur poshtë makinës.

Shqiptari u dërgua në spital në Treviso ku ndërroi jetë nëntë ditë më vonë si pasojë e lëndimeve shumë të rënda.

“Nuk duam të dimë të vërtetën dhe të kemi drejtësi. Nuk jemi të interesuar në aspektet ekonomike të çështjes”, janë shprehur prindërit e viktimës.

Mënyra se si 18-vjeçari humbi jetën ishte një nga sfidat e rrezikshme në TikTok, ku të rinjtë qëndrojnë në këmbë mbi kofanon e makinës në lëvizje, që të krijon përshtypjen e të bërit sërf./tvklan.al