Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Humb jetën në Itali 39 vjecari shqiptar

Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali pasi u përplas nga një makinë teksa ai ishte nisur për të shkuar në punë. Viktima është identifikuar si Edmond Gjoci, me origjinë shqiptare dhe banues në Tuoro sul Trasimeno. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën rajonale 71 në zonën e Riccios, pranë kufirit me rajonin e Umbrias.

Mësohet se Gjoci ndodhej në pritje të dikujt që do ta shoqëronte për në punë, kur një makinë e goditi për vdekje në buzë të rrugës. Sipas informacioneve, drejtuesi i automjetit ishte një i ri 19-vjeçar, i cili sapo pajisur me leje drejtimi. Dyshohet se i riu ka humbur kontrollin e makinës, ka devijuar nga drejtimi dhe ka përplasur për vdekje Edmond Gjocin.

Gjithashtu mësohet se i ndjeri ka lënë pas bashkëshorten dhe një vajzë të vogël. Sakaq kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e aksidentit nga karabinierët e Cortonës.