Humb jeten ne Itali shqiptari pasi e ze poshte traktori

Lajmi rende vjen nga Italia ku mesohet se ka humbur jeten nje emigrant shqiptar ne Itali

47-vjeçari shqiptar Alltan Visha ka humbur jetën pasi traktori që drejtonte u përmbys nē rrugë.

Hetuesit italianë po zbardhin shkaqet që çuan në përmbysjen fatale të mjetit në vendin e punës së shqiptarit në fshatin Molti, në zonën e fermës Klammhof.

Policia, punonjësit shëndetësorë dhe zjarrfikësit e Salornos shkuan menjëherë në vendngjarje, por për Alltanin ishte tepër vonë.

Ata thjesht nxorrën trupin e tij nga mjeti i përmbysur dhe njoftuan familjarët e tij.