Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Humb jeten ne moshen 26 vjecare nga kanceri ne miter Misi i njohur

Humb jeten nga semundja e rend nje nga vajzat me te bukura ne bote Sherika de Armas Miss Uruguai dhe u cilesua nga vajzat me te bukura te spektalit te Miseve.

26 vjecarja u diagnostikua me kancer në qafën e mitrës dhe pas luftes disa vjecare ajo humbi jeten.

Edhe pse u kurua ajo nuk ja doli dot sa familja eshte shokuar nga humbja e vajzes se tyre.

Çfarë shenjash ka kanceri i qafës së mitrës?

Shumica e infeksioneve nga HPV-ja nuk shkaktojnë shenja dhe kalojnë në mënyrë spontane. Infeksionet me llojet 16 dhe 18 që zgjatin, mund të çojnë në lezione parakanceroze, dhe nëse nuk trajtohen përparojnë në kancerin e qafës së mitrës. Ky përparim zakonisht merr shumë vite, dhe simptomat e kancerit të qafës së mitrës kanë tendencë të shfaqen vetëm atëherë kur kanceri ka arritur një stad të avancuar.

Shenjat mund të përfshijnë:

• Gjakderdhje jo të rregullt midis cikleve menstruale, ose gjakderdhje jonormale vaginale pas marrëdhënieve seksuale
• Dhimbje mesi apo në fund të barkut
• Lodhje, humbje peshe dhe oreksi
• Parehati vaginale ose sekrecione vaginale jonormale
• Dhimbje gjatë kontaktit seksual

Në faza të avancuara shfaqen edhe simptoma të tjera më të rënda.

Si parandalohet kanceri i qafës së mitrës?

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon një sërë veprimesh për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës. Veprimet e rekomanduara përfshijnë që nga komponentët e edukimit të komunitetit, mobilizimit social, vaksinimin, depistimin, trajtimin dhe deri tek kujdesi paliativ. Pothuajse çdo rast me kancer të qafës së mitrës mund të parandalohet nëpërmjet depistimit dhe vaksinimit. Tashmë është e provuar se programet e depistimit të kancerit të qafës së mitrës mund të parandalojnë deri në 80% të rasteve, dhe së bashku me vaksinën mund të reduktojnë ndjeshëm nivelet e këtij kanceri.
Ndërhyrje të tjera parandaluese të rekomanduara si për djemtë e për vajzat janë: edukimi lidhur me praktikat e sigurta seksuale dhe fillimi me vonesë i aktivitetit seksual; promovimi dhe sigurimi i prezervativëve për ata që kryejnë aktivitet seksual; paralajmërimet për përdorimin e duhanit (që është faktor rreziku për kancerin e qafës së mitrës) dhe rrethprerja mashkullore (syneti). Edukimi shëndetësor siguron që gratë, familjet e tyre dhe komuniteti në përgjithësi të kuptojnë se kanceri i qafës së mitrës është i parandalueshëm.