Një lajm i trishtë sapo ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania.
Arlind Carkanji, 25-vjeçari që vuante nga kanceri i stomakut, ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme. Lajmi është bërë i ditur nga të afërmit e tij.
Edhe pse të shumtë ishin ata që kontribuan financiarisht për të grumbulluar paratë për trajtimin e të riut në Turqi, fatkeqësisht ai nuk ja doli dot.
Për të gjithë ata që kontribuan, familja e Arlindit shpreh mirënjohjen më të thellë.
Në këto momente të dhimbshme, stafi i JOQ Albania i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të Arlindit, duke kujtuar kurajon dhe shpresën që e mbajti të fortë deri në fund të rrugëtimit të tij.
I riu u përball luftoi kundër kancerit të stomakut në fazën e katërt. Pas një diagnoze të vështirë dhe një beteje të gjatë që përfshinte gjashtë seanca kimioterapie dhe një operacion të rëndë, Arlindi u detyrua të kërkonte trajtim në Turqi, pasi në Shqipëri nuk iu ofruan më mundësi për përmirësim.
Shijet e jetes do ti gjeni ketu