Të gjithë qytetarët që do udhëtojnë nga Greqia në Shqipëri , si dhe qytetarët që ju lejohet hyrja nga Shqipëria në Greqi do duhen të jenë të pajisur me dokumentacion shtesë, përveç dokumentave standarte (pasaportë, leje qëndrimi).
Udhëtimet e Top Lines nga Athina në Shqipëri bëhen çdo ditë në orën 8.00 dhe nga Tirana për në Greqi në orën 3.30 të mëngjesit. Gjithashtu dhe dërgesa e porosive bëhet normalisht.
Nga Greqia në Shqipëri
Lejohen të hyjnë të gjithë qytetarët pa përjashtim. Përveç dokumentacioneve standarte (pasaportë, leje qëndrimi) do duhet të keni me vete këto dokumenta
PLF i bërë deri ne 24 ore perpara udhëtimit. PLF duhet të jetë i printuar dhe tja tregoni policisë Greke në Kakavi
Vertetim i tipit B i nëshkruajtur nga juve, ku deklaroni qe udhetoni nga qyteti juaj i banimit deri në Kakavi. Arsyetimi mund jete qe po udhetoni per arsye familjare.
Në Shqipëri nuk ka karantinë. Gjithashtu në hyrje për në Shqipëri nuk bëhet test.
Për personat që i ka skaduar leja e qëndrimit nga 1/7/2020 deri 31/12/2020 ose do i skadoj deri ne 31 Mars 2021 për të udhëtuar duhet të nxjerr vërtetim online Për të nxjerrë këtë vërtetim online
Nga Shqipëria në Greqi
Ne Greqi lejohen të hyjnë qytetarë grek, qytetar shqiptarë që kanë leje qëndrimi dhe vënbanim të përhershëm Greqinë. Përveç dokumentacioneve standarte (pasaportë, leje qëndrimi) do duhet të keni këto dokumenta
Test RT-PCR i bërë deri në 72 ore perpara udhëtimit. Testi duhet të jetë nga laborator të çertifikuar nga Ministria e Shëndetësisë Shqiptare. Testi duhet të jetë në anglisht.
PLF i bërë deri ne 24 ore perpara udhëtimit. PLF duhet të jetë i printuar dhe tja tregoni policisë Greke në Kakavi.
Vertetim i tipit B i nëshkruajtur nga juve, ku deklaroni qe udhetoni nga Kakavia per ne qytetin ku banoni. Arsyetimi mund jete qe po udhetoni për në vëndbanimin tuaj të përherëshëm. Per punetoret sezonal kete vertetim do ja u nxjerrin punedhenesit tuaj.
Vertetim E1 ku vertetohet vendbanimi i perhereshem (për ato qe kanë vendbanim te përherëshëm Greqinë.)
Hyrja në Greqi Rregullat e reja
Sipas vendimit të qeverisë Greke deri me datën 15 MARS 2021 do jenë në fuqi këto rregulla
Të gjithë pasagjerët që do udhëtojnë nga Kakavia do bëjnë rapit test në tokën Greke. Cilët pasagjër rezultojnë pozitiv nuk do ju lejohen të hyjnë në territorin Grek.
Gjithashtu kush hyn në Greqi nga Shqipëria do duhet të qëndroj 14 dit në karantinë në adresën që ka deklaruar në PLF
Në pikën kufitare të Kakavisë do lejohen të kalojnë 400 persona në ditë.
Rapit test do jenë të detyruar të kryejnë dhe shoferat e mauneve dhe kamionëve. Këta të fundtin nuk është e nevojshme të kenë PLF dhe test RT-PCR
Për çdo informacione mund te telefononi në zyrat tona në telefonat
Athinë 2105203350, 2105203351
Zyra Pire 2104636742
Zyra Korinth 2741021023
Zyra Patra 6907115555
Top Lines Tiranë +35542233050 +355692061989
Top Lines Durrës +35552223122 +355 694051215
Top Lines Fier +355696725448 +35534210316
Top Lines Berati +355698778111 +355696099333
Top Lines Kuçovë +35531124646 +355696095701
Top Lines Shkodër +355 672323227 +355 697426744
Top Lines Lushnje +355694051225 +355697760213
Top Lines Elbasan +355699768502 +355 699660240