Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

A është grip si gjithë të tjerët Covid-19? Epidemiologu: Pas moshës 50 vjeç jo…

I ftuari i radhës në rubrikën “E Diela Shqiptare” ka qenë epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti i cili ka folur gjatë dhe me detaje për situatën e pandemisë në vend.

Ai shprehet se Covidi për të rinjtë mund të jetë i ngjashëm me gripin, por për moshat mbi 50 vjeç e lart Covidi merr një vrull më të madh.

Shqipëria është më keq se vendet e tjera?

Ilir Alimehmeti: Duhet marrë parasysh që duhet të kemi të njëjtën metodologji për të krahasuar shtete të ndryshme. Shteti jonë nuk e ka të njëjtën metodologji, shtete të ndryshme kanë ndjekur disa të ndryshme, pra nuk mund ta bëjë dot të lehtë këtë krahasim, dhe brenda Shqipërisë në patën ndryshme gjatë rrugës.

Duket se shtrimet spitalore janë më të mëdha këto ditë. Por duhet të kujtojmë se janë brenda shifrave edhe spitalet rajonale që kishin njerëz të shtruar dhe më parë por thjesht ishin jashtë atij numrit. Patëm një shtim testesh që rrit numrin zyrtar më shumë, jo se nuk infektoheshin njerëzit edhe në vjeshtë.

Covid-19 në fund fare grip është si të gjithë të tjetër?

Ilir Alimehmeti: Jo ka një diferencizëm shumë të qartë ndërmjet moshave, kjo është shumë e qartë, sa më e re mosha aq më shumë e ngjashme mund të shkojë si simptoma etj, por shumë kujdes me lëvizjen e moshës, lëviz në mënyrë eksponenciale më shumë se gripi, le të themi nga mosha 50 vjeç e sipër kjo ngrihet në mënyrë eksponenciale e sipër.

Kjo është studiuar shumë mirë nga autoritetet franceze ku nxjerrin fare mirë që dikur deri në 50-vjeç është disi i krahasueshëm me gripin përsa i përket shtrimit intensiv dhe mortalitetit, por më pas diferencimi është i qartë, pra Covidi merr shumë më tepër vrull. /tvklan.al