Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

I grabiten “Audi-n” me vlere 42 mijë euro, ja pyetja e çuditshme që i bënë grabitësit të riut

Babai i Meriton Ahmetajt, të riut që mbrëmë iu GRABIT vetura në Rrugën e Kombit, deklaroi se djalin e tij i kishin vene armën në kokë.

Rrahman Ahmetaj sqaroi se të rinjtë fillimisht kishin menduar se ishin duke u ndjekur nga policia e shtetit, por pas ndaljes e kuptuan se ishte tjetër gjë.

“Ka qenë një tm err i vërtetë. Meritoni, djali im, 21 vjeçar, ka qenë i shoqëruar me Fatlind Morinën, i cili e ka pasur ditëlindjen me 1 shtator dhe kanë qenë duke u kthyer nga Budva”, tha ai për Klan Kosova.

“Në Milot janë ndalur për të marr pije afër një marketi dhe një makinë me targa italiane i ka përcjellë. Pasi janë larguar rreth 5-6 kilometra, i është ndezur një dritë vezulluese e ngjashme me atë të policisë. Meqenëse ka qenë zonë e kufizuar me 60 kilometra në orë dhe ai ka ecur me 80 kilometra shpejtësi, ka menduar që është policia e shtetit”.

“Në momentin që është ndalur, ajo makinë që ishte me drita të policisë i është afruar shumë afër nga prapa, ndërsa makina tjetër e ka bllokuar pjesën e përparme të makinës dhe kanë filluar të shtëna me kallashnikov dhe me britma e me pistoletë në kokë i kanë nxjerrë nga makina. I kanë shtrirë për tokë, i kanë bastisur, të gjitha pajisjet ua kanë marrë”.

Ahmetaj po ashtu u shpreh se për ta ishte interesante pyetja që ua bënë grabitësit në ato momente, duke i thënë ‘a ka makina juaj GPS, e Meritoni i ka thënë se po’.

Ai megjithatë shprehet se vlera e veturës 42 mijë euroshe nuk ka rëndësi fare për të, por që autorët të kapen dhe këto fenomene të pahijshme të mos përsëriten, sidomos në shtetin shqiptar.