Moderatori i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Ardit Gjebrea, është konfirmuar pozitiv me koronavirus.
Lajmin e ka bërë me dije vetë ai përmes një shënimi në Instagram. Gjebrea shkruan në Instastory se nuk është alarmuar pasi e ka temperaturën nën kontroll dhe jo shumë të lartë, ndërkohë që është karantinuar në shtëpi.
Ai njofton se të dielën emisioni do të zhvillohet, por ai do të prezantojë nga shtëpia.