Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

I izoluar nga vendet e BE-së, me ne fund keto dy shtete heqin vizat për ne shqiptarët

Pasi evropa i mbylli dyrt Shqiptareve 2 shtete i kane hapur dyert vendin tone Guajana që ndodhet në Amerikën e Jugut, dhe Katari në Lindjen e Mesme.

Ndaj tani mund te udhetoni ne keto shtete.

Guajana, një ish koloni franceze me një popullsi të vogël prej 200 mijë banorësh kufizohet me Brazilin dhe Surinamin, kurse Katari është më i njohur.

Këtë e bën të ditur Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila në një njoftim thekson se Guajana dhe Katari kanë përfunduar procedurat e brendshme ligjore, për hyrjen në fuqi të marrëveshjes për heqjen e vizave me Shqipërinë.

Me anë të një postimi në Facebook, MEPJ njofton se sa i përket marrëveshjes me Guajanën, qytetarët që zotërojnë pasaporta diplomatike, të shërbimit dhe ato të zakonshme do të përjashtohen nga kërkesat për viza hyrjeje, daljeje ose tranziti, për një periudhë prej 90 ditësh brenda 6 muajve.

Për ata që kanë planifikojnë të qëndrojnë përtej këtij afati, u kërkohet ta marrin vizën përkatëse përpara mbërritjes, ose nëse ndodhen në Guajanë të aplikojnë përpara skadimit të 90 ditëve.

Ndërkohë në kuadër të marrëveshjes me Katarin, përfshihen pasaportat e vlefshme diplomatike për palën shqiptare dhe pasaportat e vlefshme diplomatike dhe speciale për palën kontraktuese.