Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

I la të gjitha pasuritë për të dhe e do shume, ja cfare pune ben bashkëshorti i Eni Vasilit

Moderatorja Eni Vasili pret të bëhet nënë. Fillimisht lajmin e bukur për gazetaren e dha gazeta “Panorama” që ka siguruar edhe fotot nga shtatzania e moderatores. Në fakt, ajo del në panelet televizive çdo natë, por ka arritur ta fshehë shtatzaninë e saj.

Duket se moderatorja nuk i ka shpëtuar aparatit të paparazzit. Eni ka dy binjake, dhe që të dyja vajza. Kështu, dhe pse është në vorbullën e fushatës zgjedhore, Eni Vasili e ka ‘ndarë mendjen’ që veç debateve të ethshme politike, dhe shpeshherë edhe me të bërtitura e ulërima, të bëhet nënë shumë shpejt.

Vite më parë u fol për lidhjen e saj me Armandin, inxhinerin që la Londrën për t’u njohur me moderatoren. Tashmë çifti kanë vendosur të bëhen edhe prindër dhe fatmirësisht, presin tashmë ardhjen e dy bebeve, vajza.

Prej më shumë se 20 vitesh, tashmë moderatorja Eni Vasili është bërë “ikonë” e ekranit shqiptarë. Vitet nuk e kanë mposhtur moderatoren për të zbuluar diçka nga jeta private në ekran.

Por kush është bashkëshorti i Eni Vaslit? Miqtë pranë Enit na rrëfejnë se kjo është një lidhje e cila ka filluar disa vite më parë.


Armandi, një inxhinier informatike shumë i talentuar, jetonte që prej fillimit të viteve ‘90 në Londër dhe ndihej shumë mirë atje. Por në një darkë miqsh të përbashkët, ai njohu Enin dhe kështu filloi lidhja e tyre e dashurisë. Miqtë tregojnë se Armandi u përpoq ta bindte Enin që ta merrte me vete në Londër, aty ku ai kishte krijuar prej vitesh një jetë shumë të mirë. Por Eni, siç e ka thënë edhe vetë, është e dashuruar me ekranin dhe profesionin e saj si gazetare dhe as që bëhej fjalë që të pranonte të linte Shqipërinë e bashkë me të edhe punën për të cilën kishte investuar kaq shumë.