Arti shqiptar është në zi pasi ditën e sotme është ndarë nga jeta aktori i njohur Guljelm Radoja në moshën 75-vjeçare për shkak të Covid-19.
Miku dhe kolegu i tij, aktori Hysen Bashysa ka folur për “Breaking” në Top News duke thënë se nuk ia merrte mendja se do të dorëzohej kaq kollaj pasi Guljelmi ishte njeri me kurajo.
“Do t’i mungojë skenës, teatrit. Ishte punëtor, krijonte. Guljelmi ishte si çun i ri fare, si nuk e përballoi dot këtë nuk e di, ishte me kurajo, nuk dorëzohej kollaj. I ra dhe nuk e mbajti. Nuk ma mori mendja se do të dorëzohej kaq kollaj. Në fillim fare kisha përshtypjen se ishte mospërfillje për Guljelmin, duhet të kishte ra më përpara”, tha Bashysa.