Një djalë i ri ka ndërruar jetë në qytetin e Durrësit, pasi është rrëzuar nga skela e një pallati ku punonte gjatë muajve të verës.
Bestar Veliu, një gjimnazist shembullor, dhe student i Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës punonte në ndërtim gjatë muajve të verës për të siguruar të ardhura për familjen e tij si dhe për të përballuar shpenzimet e shkollës.
Ngjarja ka tronditur të afërmit dhe miqtë e studentit që u nda nga jeta në lule të rinisë.