Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

I riu shqiptar i merr jeten 27 vjecares shtatzen ne Itali

Është identifikuar autori i vrasjes brutale me thikë të një 27-vjeçareje italiane në Trevizo. Viktima ishte nënë e një djali 4 vjeç dhe për momentin ishte shtatzënë prej 2-3 muajsh. Ajo u qëllua 7 herë me thikë teksa kthehej nga puna në shtëpi. Mediat italiane shkruajnë se autori është një 40-vjeçar nga Kosova i identifikuar si Bujar Fandaj.

Ai ishte një klient i supermarketit ku punonte viktima. Duket se Vanessa Ballan e njihte dhe e kishte denoncuar për përndjekje në tetor. Policia i kishte konfiskuar edhe telefonin autorit për të vërtetuar kërcënimet. Pas vrasjes, shqiptari u arratis me një furgon në pronësi të kompanisë ku punon dhe është ende në arrati.

Gruaja u sulmua në hyrje të shtëpisë së saj. Nga plagët në duar duket se ajo u përpoq me dëshpërim të mbrohej nga sulmuesi i saj. Vrasësi, ka hyrë fillimisht në shtëpi duke shtyrë me forcë një dritare. Partneri i gruas, Nicola Scapinello, lajmëroi shërbimet e urgjencës pasi e gjeti atë të gjakosur dhe u përpoq ta sillte në jetë.

Në momentin e vrasjes ai kishte qenë jashtë shtëpisë. Ata ishin së bashku prej 11 vjetësh dhe kishin pak kohë që ishin transferuar aty. “Një grua e re dhe e qetë” – e përshkruajnë miqtë dhe kolegët që e njihnin atë dhe burrin e saj. “Nuk mund ta kuptoj se çfarë ndodhi. Vanessa, por edhe bashkëshorti i saj, janë persona të mirë. Kur dëgjova lajmin mendova se ishte një hajdut apo një grabitje” – thotë Ines Pagnon, mik i viktimës. ©LAPSI.al