Këngëtarja shqiptare, Anxhela Peristeri, është padyshim një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Anxhela prej vitesh këndon në skena të ndryshme si një nga zërat më të mirë të muzikës live.
Shpesh herë është komentuar mosha e saj duke supozuar se këngëtarja është shumë e madhe për shkak se ka shumë vite në skenë. Ndërkohë që të tjerë së fundmi në komente i kanë thënë që është rinuar.
Lidhur me këto mesazhe dhe komente, këngëtarja në ‘Instastory’ nëpërmjet një postimi ka treguar për të gjithë moshën e saj dhe ka thënë dhe dy fjalë për ata fansa që i shkruajnë.
“Për të gjithë ata që më shkruajnë sa vjen e rinohesh ose që ngatërrohen me moshën time për shkak të viteve të shumta në skenë jam 33 vjeçe dhe as jam rinuar e as jam plakur, jam thjesht në lule të moshës. Ju dua shumë!”, ka shkruar Anxhela.