Një ngjarjeështë shënuar ditën e sotme në spitalin Gemelli në Romë, pasi një mjek 35-vjeçar, i quajtur Pierluigi Piegari është ndarë nga jeta .
I riu ishte vaksinuar tërësisht me të dyja dozat e njërës prej vaksinave anti-covid e megjithatë kjo nuk e shpëtoi .
Ai ishte futur në intubim prej disa ditësh, pasi gjendja shëndetësore iu përkeqësua. Mjeku nuk vuante nga sëmundje të tjera. Ai u përgjigjej thirrjeve të emergjencës në numrin 118.
“HUmbja e tij na ka tronditur të gjithëve”,-shkroi Cristian Coluzzi, kolegu i tij i cili thotë se ishte një djalë i mrekullueshëm dhe shumë punëtor.
Ngushëllimet për të ndjerin kanë qenë të shumta në rrjetet sociale, përfshi këtu dhe të fejuarën e tij e cila ishte në muajin e tretë të shtatzënisë në pritje të fëmijës së tyre të parë.