IGJEUM ka ngritur sot alarmin se katër prej qarqeve të vendit tonë kanë një rrezik të shtuar për zjarrë gjatë pasdites së sotme.
Sipas paralajmërimit që bën IGJEUM, qarqet me rrezik më të lartë për zjarre janë ai i Fierit, Vlorës, Beratit dhe Gjirokastrës.
Ndërkohë, sa i takon forcës së erës, që është një element që ndihmon përhapjen e flakëve, IGJEUM thotë se era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare (për momente të shkurtra deri e fortë), sidomos në bregdet dhe në zonat malore.
Sot pasdite (e enjte dt.05) dhe nesër (e premte dt.06) pritet nivel “I LARTË” rreziku në pjesën më të madhe të qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Qarqet me rrezik më të lartë janë qarqet e Fierit, Vlorës, Beratit dhe Gjirokastrës.
Në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë pritet rrezik “I MODERUAR”.
Rreziku pritet të jetë më i lartë sot pasdite.
Sot pasdite (e enjte dt.05) dhe nesër (e premte dt.06) priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në zona të kufizuara të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) kryesisht gjatë pasditeve.
Nesër (e premte dt.06) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 22 / 30 °C
në vendet e ulëta: 24 / 31 °C
në vendet malore: 17 / 28 °C
Sot pasdite (e enjte dt.05) dhe nesër (e premte dt.06) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare (për momente të shkurtra deri e fortë), sidomos në bregdet dhe në zonat malore.