Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Iku ne emigrim e la vajzën me gjyshërit kur ishte 8 muajshe.Nena takon vajzen pas 10 vitesh

Këtë të diel feste në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare”, u trajtua një histori shumë e veçantë, ajo e Esmeraldës. E martuar në moshë të vogël dhe nënë që kur ishte 18 vjeçe, Esmeralda kishte plot 10 vite pa e takuar vajzën e saj të parë, Samantën.

Ajo e kishte lënë vajzën me gjyshërit dhe kunatën që kur ishte vetëm 8 muajshe dhe së bashku e bashkëshortin, e deri më tani komunikimi i tyre ka qenë vetëm me anë të telefonit dhe internetit.

Tashmë Esmeralda është nënë e 5 fëmijëve, katër prej të cilëve jetojnë me të në Angli. Esmeralda tregon se sapo janë bërë me dokumente menjëherë janë nisur për në Shqipëri, pasi ajo nuk mund të uronte më shumë pa ndier aromën e vogëlushes së saj.

E si një nënë sigurisht që donte t’i bënte edhe një surprizë të bukur e të veçantë, për realizimin e së cilës u kujdes e “E Diela Shqiptare”.

Në një kuti gjigande të paketuar bukur, Samanta mori dhuratën më të bukur që mund të kishte ëndërruar ndonjëherë, ajo takoi për herë të parë nënën e saj, e më pas edhe motrat dhe vëllezërit.