Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Nuk ka lidhje me mungesën e higjienës, ja çfarë i shkakton infeksionet urinare

Infeksionet e traktit urinar shkaktohen nga një bakter ose virus që infekton fshikëzën ose uretrën, tubi nëpërmjet të cilit kalon urina. Si pasojë, mund të keni nevojë urinimi të shpeshtë, por pamundësi për të urinuar, ndjesi djegie gjatë urinimit, urinim me ndërprerje dhe pamundësi shkarkimi të plotë të fshikëzës. Urina shpesh është me ngjyrë më të errët dhe ka erë të fortë. Po cilët janë shkaktarët e vërtetë të tyre?

Infeksioni në veshka: Infeksionet e fshikëzës mund të kalojnë nëpërmjet traktit urinar në veshka, duke shkaktuar komplikacione më të rënda. Nëse lihen pa trajtuar, infeksionet e veshkave mund të përhapen në gjak, duke ju rrezikuar kështu jetën. Prandaj, mos u përpiqni të trajtoni vetë infeksionet e traktit urinar pa u konsultuar më pakë me mjekun.

Gurë në veshka: Gurët në veshka janë një nga çrregullimet më të zakonshme dhe më të shpeshta të traktit urinar. Ato zakonisht janë të përbëra nga kalciumi, fosfati dhe acidi urik (urik acidi) dhe ndryshojnë në përmasa nga 2 mm – 12 mm. Vështirësia në urinim dhe djegie, dhimbje mesi, të përziera, të vjella, urinim me gjak dhe i dhimbshëm, janë disa nga simptomat që paralajmërojnë për gurë në veshka.

Infeksion mykotik: Zakonisht këto infeksione shkaktojnë ndryshim të ngjyrës, sasisë dhe aromës së derdhjes vaginale, irritim, të kruara, djegie kur urinoni, nevojë për të urinuar shpesh, shpërthim puçrrash, dhembje gjatë marrëdhënieve seksuale.

Clamidia: Është një infeksion seksualisht i transmetueshëm që zakonisht nuk shkakton simptoma. Megjithatë, ka raste që shkakton djegie gjatë urinimit dhe rrjedhje nga vagina.