Infermierja humbi jeten shoqja i nxjerr foton me fustan nusërie : O nënë ti nuk duhet të ikje

Një infermiere humbi jetën sot në aksident në Lezhë, ndërsa burri, fëmija i mitur dhe vjehrra u plagosën nga përplasja e tre makinave.

Viktima Marjeta Gjergji 36 vjeçe ishte infermiere në maternitetin e spitalit të Lezhës. Trishtimi për ndarjen nga jeta është i madh jo vetëm te familja dhe të afërmit, por edhe kolegët e infermieres.

“Ka ndërruar jetë Marjeta Gjergji, infermiere në maternitetin e Lezhës, pasi nuk ka mundur dot t’iu mbijetojë plagëve të rënda si pasojë e aksidentit të ndodhur sot në Lezhë.


Humbja e një njeriu të dashur është një nga përvojat më të vështira për t’u përballur, veçanërisht nëse njerëzit që na lënë, janë në lule të jetës e sidomos në rastin e koleges tonë të dashur.