Aktori Donald Veshaj dhe këngëtarja Betrix Ramosaj janë dy nga banorët e BBV që kanë marrë vëmendjen e publikut gjatë ditëve të fundit për shkak se janë parë mjaft të afërt me njëri-tjetrin. Nuk kanë munguar gjithashtu as puthjet dhe përqafimet, apo shikimet domethënëse. Afrimiteti mes tyre ka tërhequr edhe më shumë vëmendjen, sepse në mes është moderatorja Bora Zemani, pasi kjo e fundi ka patur një lidhje me Donaldin.
Mirëpo ky i fundit mesa duket e ka harruar ish-partneren, së cilës pak javë më parë i rrëmbeu një puthje teksa u takuan në ambientet e shtëpisë së BB. Ndër personat që ka reaguar për afrimitetin e Donaldit me Beatrix, është dhe Vin Veli, ish-bashkëshorti i Bora Zemanit. Ditën e djeshme gjatë spektaklit, Vin Veli postoi një foto pranë partneres së tij aktuale, shoqëruar me një emoji “kokoshkash”. “Na ndihmoni me ca kokoshka”- shkroi Vin Veli.
Edhe partnerja e tij Sarah e ka ripostuar foton që hodhi Vini, por u fshi më pas nga Vini.