Ish-ministrit të Shëndetësisë i rrjedhin djersët kur shikon bashkëshorten e tij: Si ka mundësi?

I ftuar tek emisioni “Rudina” në Tv Klan ka qenë mjeku Leonard Solis, ai prej vitesh është drejtues mjekësor i një spitali privat në vend dhe ka qenë për dy mandate Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Shqipërisë. I angazhuar në politikë që prej vitit 1992, ka drejtuar parti politike por ka mbajtur edhe pozicione shumë të rëndësishme në qeveri në një periudhë shumë të tensionuar të vendit tonë. Ai me sukses ka arritur rezultate në Sistemin Shëndetësor Shqiptar.

Gjatë intervistës Solis ka folur për situatën e koronavirusit në Shqipëri, ku shprehet se jemi në pikun e pandemisë, gjendja është serioze, neglizhenca e njerëzve është bërë edhe më e madhe dhe spitalet janë të tej mbushura. Përsa i përket vaksinimit, ka problematika në të gjithë botën dhe me shumë mundësi në Shqipëri do mbërrijë në fund të vitit, ai thotë se për fat të keq do detyrohemi të mbajmë maskat për një kohë të gjatë.

Por kur mjeku u pyet për jetën e tij personale ai u step dhe nuk preferoi që të flasë apo të tregojë diçka më shumë. Kur u pyet për bashkëshorten ai tregon se kanë 30 vite martesë por nuk dëshiroi të tregojë më shumë. Leonardi tregoi se babin e tij e ka me kombësi greke por në moshën 15 vjeç ka ardhur në Shqipëri dhe vetëm në vitin 1993 ai ka njohur fisin e të atit kur ishte sekretar i përgjithshëm i Partisë Bashkimi për të drejtat e njeriut.

Moderatorja Rudina Magjistari duke ditur natyrën e mjekut i cili nuk preferon të flasë për jetën e tij personale, ka arritur të realizojë disa videomesazhe me bashkëshorten, vajzën dhe djalin e tij.

Kur u shfaq bashkëshortja e tij në ekran u habit dhe pyeti si ka mundësi që të ndodhë diçka e tillë. Bashkëshortja e tij e konsideron Leonardin si një njeri human dhe me vlera që janë të rralla të gjendet tek njerëzit e ditëve të sotme. Ajo shprehet se ka bërë sakrifica të mëdha gjatë pandemisë së Covid-19, i ka qëndruar pranë miqve, shokëve dhe njerëzve të tjerë që kishin nevojë për ndihme dhe telefoni i tij nuk pushon kurrë. Ai përpiqet që të japë mbështetjen dhe këshilla tek të gjithë. Ndër të tjera ajo shton se kanë krijuar një familje mjaft të bukur dhe kanë dy fëmijë që i kanë bërë shumë krenarë.

Leonardi gjatë kohës që po shihte videomesazhin filloi të djersitej tek balli dhe nuk preferoi ta komentonte duke e anashkaluar dhe rihapi bisedën e Covid-19.

Në videon e dytë ka qenë vajza e tij i cili u habit edhe më shumë duke zënë kokën me dorë dhe duke thënë obobo.

Rudina Magjistari: Si do e përshkruani ju veten si prind?

Leonard Solis: Prind që nuk u kam bërtitur kurrë fëmijëve. Kam qenë gjithmonë pranë tyre, jam i butë, gruaja ka qenë pjesë më e ashpër në shtëpi, më autoritare kurse unë më floid.

Rudina Magjistari: Ne kemi sot një mesazh nga Maria Solis për babain e saj Leonard Solis.

Leonard Solis: Këto emisione do ishim mirë pas vdekjes.

Maria Solis: Përshëndetje Rudina, përshëndetje babi faleminderit që më dhatë mundësinë për ta surprizuar dhe për t’i falur sado pak momente pozitive babit tim përmes kësaj video. Në fakt babi është një person shumë humanitar, gjithashtu duke e parë atë nga ana atërore në lidhje me mua, ndihem një femër shumë me fat dhe një vajzë shumë me fat që jam rritur nga një baba si Leonardi pasi është një person i cili të jep shumë dashuri, shumë vëmendje, shumë përkushtim.

Do thoja është personi i cili nuk fle gjumë nëse jemi diku, apo vonohemi darkave, është pikërisht personi që duhet të kyçë derën në darkë dhe të jetë që i qetë që ne jemi të sigurt dhe në shtëpi. Dua ta falenderoj shumë dhe jam mirënjohëse për çfarëdo lloj gjëje që ka bërë për mua, jam shumë me fat që e kam përkrahë, i them që e dua shumë dhe e përshëndes shumë.

Leonardi u vu tepër në siklet dhe u habit kur vajza e tij po i përcillte një mesazh kaq të ndjerë publikisht. Ai filloi të prekej shumë dhe zënë kokën me dorë dhe duke thënë obobo. Djersët filluan t’i rridhnin edhe më shumë dhe Rudina Magjistari i ofroi disa kartpeceta për t’i fshirë. Solis ndërkohë që dëgjonte vajzën ishte mjaft i prekur dhe në fund të videomesazhit shprehet se është një baba i përkushtuar si të gjithë shqiptarët e tjerë.

Rudina Magjistari: Gjithmonë ai babai i merakosur që po nuk i qenë kthyer fëmijët në shtëpi nuk e zë gjumi natën.

Leonard Solis: Si të gjithë prindërit shqiptarë dhe familja shqiptare prapë ngelet e fortë me gjithë rritjes së numrit të divorceve, prapë karakteri shqiptar dhe familja shqiptare ngelet si të gjithë të tjerët.

Videomesazhi i tretë ishte i djalit të tij i cili studion në Gjermani dhe punon njëkohësisht si mjek. Ai shprehet krenar për fëmijët e tij dhe i lumtur për zgjedhjet që kanë bërë.

Foto Solis: Nuk jam një person shumë emotiv apo që shprehem shumë, kështu që realizimi i kësaj video ishte diçka shumë sfiduese për mua. Megjithatë po mbaj këtë mundësi që të shpreh disa gjëra. Dua të ndalem në dy pika që janë pak më personale për mua, në radhë të parë është mirënjohja, i jam shumë mirënjohës jo vetëm atij por edhe mamit tim sepse të dy më kanë mbështetur dhe suportuar gjatë rrugëtimit tim. I jam mirënjohës dhe i falenderoj sepse fatkeqësisht sot e kësaj dite e shoh se merret si diçka shumë e mirëqenë ndihma që merret nga prindërit.

Përsa i përket pikës së dytë dua ta përgëzoj dhe t’i them babit që e vlerësoj shumë një veti që ai ka që unë e shoh si diçka shumë të rëndësishme përsa i përket sferës akademike dhe ai është kurioziteti. Është një person vërtet shumë kurioz, do t’i lexojë gjërat jo vetëm për hir të të lexuarit, por do të dijë si dhe pse funksionojnë gjërat në atë mënyrë që funksionojnë dhe për mendimin tim kjo bën gjithë diferencën.

Rudina Magjistari: Djali është shumë bukurosh, kujt i ka ngjarë?

Leonard Solis: Mamasë, kur më pyeti Fatos Nanoja një herë, kujt i kanë ngjarë fëmijët dhe i thashë të tre i ngjajmë Djanës se kur rri 20 vjet martuar ngjan me gruan. /tvklan.al