Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Ishte duke punuar ne kantier. Humb jeten ne vendin e punes 24 vjecari shqiptar ne Itali

Një 24-vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Milano, Itali. Viktima i identifikuar si Endrit Ademi ra nga kati i tretë i një pallati teksa po punonte për një ndërhyrje në fasadë. Mësohet se Ademi jetonte në Itali prej 6 vitesh, ndërsa prindërit dhe një nga vëllezërit jetojnë në Kosovë. Ndërkohë vëllai tjetër i viktimës jeton në Austri.

“Ai ishte një djalë i mirë, një mik i imi”, tha një bashkëatdhetar i Endritit, pas tragjedisë që ndodhi para syve të tij.

Sipas raportimeve fillestare, ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 9:30 të ditës së sotme ku i riu kosovar ka rënë nga një skelë. 24-vjeçari po kryente punime rutinore mirëmbajtjeje, në katin e tretë të një apartamenti.

Ai ka rrëshqitur dhe ka rënë nga afërsisht 12 metra lartësi për arsye ende të paqarta, duke e lënë të vdekur në vend. Prokuroria Publike e Milanos ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes ndërsa trupi i pajetë do t’i nënshtrohet autopsisë dhe të gjitha kontrolleve të nevojshme për të verifikuar kushtet e sigurisë së punëtorit.