Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

“Iu luta kryeministrit që…”/ Pipero tregon ‘përplasjen’ me Ramën: Ja vendimi që ai ka kundërshtuar mua

Gjate javes se fundit shifrat e te infektuarve me koronavirus jane shtuar ndjeshem dhe madje kane kaluar edhe 300 raste ne dite.

Ndersa per mjekun Pellumb Pipero nje rritje e rasteve eshte normale ne kete periudhe te vitit pasi pritej qe stina e vjeshtes do te kishte nje shtim te rasteve, te cilat edhe mund te rriten me tej.

Megjithate mjeku i QSUT-se ngre nje tjeter shqetesim, ku sipas tij me teper eshte problemi i te shtruarve neper spitale qe edhe ne ate moment i kishte kaluar 30 persona, duke sjelle ne kujtese vendimin e marre qe te mbahet maska jashte shtepise me detyrim.

Keshtu qe eshte pare se shumica e qytetareve jane ndergjegjesuar te mbajne maske ne rruge edhe pse ka edhe plot raste qe nuk e respektojne kete vendim te qeverise.

Lidhur me kete Pipero tha se maskat nuk jane te domosdoshme te mbahen ne ambjentet e hapura ku nuk ka nje densitet te madh njerezish dhe shtoi se eshte heret akoma qe mbajtja e maskes te japi efekt ne uljen e shifrave te te infektuarve.

Ai komentoi dhe vendimin e qeverisë për hapjen e kinemave për të cilën u shpreh se nuk ishte dakord, si edhe ashtu sic theksoi se ambientet si lokale dhe restorante duhet të jenë të mbyllura.

“Nuk ka të bëjë me ndërgjegjësimin se sa më urbanizimin. Ku ka më shumë qytetarë, ekspozimi është më i lartë. Kjo është një sëmundje urbane. Nuk mund të presim raste të mëdha në fshatra. Unë e kam konsideruar hapjen e kinemave një hap të nxituar, njësoj edhe për teatrot. Ky virus nuk na mundëson për këtë kohë të shijojmë dhe të ndajmë me artistët emocionet tona, njësoj dhe me kinematë. Jam ndoshta i pari dhe i fundit mjek që i jam lutur kryeministrit që gjoba të rishikohet dhe të shtohen më shumë mundësitë për ne bluzat e bardha të jemi në komunikim” – tha Pipero.