Ja cfarë shkruajnë familjarët e Parashivi Simakut pas publikimit te videos

Familjarët e këngëtares nga Kavaja kanë reguar në lidhje me këtë video ku shprehen se kanë vite që kanë humbur kontaktet më ikonën e muzikës shqiptare dhe nuk kanë asnjë informacion se ku ndodhet ajo.

Video e publikuar nuk ka datë të saktë, do të thotë se nuk dihet se kur është xhiruar, por ajo që shton më shumë dyshime se bëhet fjalë për Parashqevi Simakun është emri në fillim të videos ku shkruhet “Simaku Nohfe”.

Pas kërkimit të emrit, rezultoi se ka dy llogari në Facebook me këtë emër, dhe duket se është vetë këngëtarja ajo që ka ndarë fotografi të kaluara dhe aktuale të sajat, por edhe foto të vjetra në rini kur ishte e madhja Parashqevi Simaku.

@zeri_al Një video e transmetuar nga televizioni amerikan Abc7 ka tronditur rrjetin. Në pamje mendohet të jetë këngëtarja e njohur shqiptare Parashevi Simaku. credits @blendifevziu #zeri #zeriai #viral_video #parashevisimaku ♬ original sound – ZËRI

Mesazhi i të afërmes së Parashqevi Simakut:

Pershendetje Zonja Mira,

Unë jam familjare e Parashqevisë. Ne kemi vite që i kemi humbur kontaktet. Informacioni i fundit është që ka pësuar një hemoragji cerebrale dhe si pasojë nuk është shumë e kthjellët.

Me bashkëshortin është ndarë prej shumë kohësh, por duke qenë se ai fitoi kujdestarinë mbi djalin e tyre është detyruar të vazhdojë jetesën në Amerikë për t’i qëndruar pranë djalit.

Tezja e mamasë sime (mamaja e saj) vdiq totalisht e vetme vjet dhe me lot në sy për vajzën. Siç ju thashë kontaktet i kemi humbur prej disa vitesh.

Ju falenderojmë për këtë nismë dhe ndoshta është akoma e mundur ta gjejmë dhe ndihmojmë.