Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Ja datat kur hapen kufijtë, lokalet, parukeritë, klubet e natës…

Pas një karantinimi 3-mujor, BE ka hartuar një plan me tre faza për hapjen graduale.

Faza e pare tashme ka nisur që më 14 prill me hapjen e bibliotekave dhe kioskave. Do të vazhdohet më 18 prill me rihapjen e ndërmarrjeve bujqësore dhe industriale. Më 4 maj do të rinisë lëvizja e njerëzve, por me maskë dhe duke mbajtur distancë sigurie me njëri-tjetrin.

Më 4 maj gjithashtu do të hapen dyqanet e mëdha të tekstileve, mobiljeve dhe veshjeve por jo qendrat tregtare.

Më 11 maj do të hapen gjykatat dhe zyrat profesionale.

Ndersa baret, restorantet dhe aktivitetet e tjera të hotelerisë do të hapen më 18 maj, por klientët duhet të respektojnë distancën mes njëri-tjetrit.

Më 25 maj mund të rifillojnë punën parukierë dhe berberë, por me maskë dhe me një klient të vetëm.

Më 31 maj do të rifillojnë kampionatet e futbollit dhe sporteve të tjera kolektive, ndërsa më 8 qershor rihapen qendrat sportive, vetëm për sporte individuale.

Në shtator të këtij viti shkollat e mesme do të rihapen me turne dhe me mësime në internet. Ende nuk është vendosur për çerdhet dhe shkollat fillore.

Në Dhjetor parashikohet hapja e kinemave dhe teatrove.

Në mars 2021 do të hapen diskot dhe stadiumet, ndërsa më 31 mars të vitit të ardhshëm parashikohet rihapja e kufijve dhe perfundimi i të gjitha kufizimeve të deritanishme.

Ky plan mund të ndryshojë dhe në varësi me situatën duke parë ecurinë e koronavirusit.