Alec Baldwin, aktori që qëlloi për v dekje Halyna Hutchins në xhirimet e filmit “Rust”, ishte personi më i kërkuar në botë për këtë vit. Edhe në vendin tonë aktualisht personi më i kërkuar në Google është një aktor, por ndryshe nga Alec Baldwin nuk ka v rarë askënd.
Po flasim për Donald Veshajn i cili është aktualisht personi më i klikuar në Google në Shqipëri. Tomi Kallanxhi, themeluesi i “Big Media Expert”, ka treguar për “ABC e Mëngjesit”, se ai ka lënë pas vetes edhe ish-kryeministrin, Sali Berisha, i cili renditet i dyti. “Teorikisht njeriu më i kërkuar sot për sot është Donald Veshaj. Është edhe sipër Doktorit në këtë periudhë që jemi”, tha Kallanxhi.
“Njeriu më i kërkuar në Vlorë sot në Google është Sali Berisha, kurse Lulzim Basha sot është njeriu më i kërkuar në Fier. Kurse çuditërisht, Edi Rama është njeriu më i kërkuar në Gjirokastër. Sigurisht, që dy gjërat më të kërkuara në Gjirokastër është Edi Rama dhe bitcoin”, tha Kallanxhi ndër të tjera.
Nderkohe, gazetari i njohur Enkel Demi ditën e sotme kishte të ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” drejtorin e Teatrit Kombëtar, Hervin Çulin. Në nisje të bisedës, me plot humor, Enkel Demi e pyeti se ku e gjeti kohën për një shfaqje të tillë, kur të gjithë janë të fokusuar te aktori Donald Veshaj dhe eksperienca në “Big Brother”.
Ai ka promovuar shfaqjen “Coriolanus” të Shekspirit, të cilën e ka vendosur në skenë bashkë me regjisorin Altin Basha. Çuli befasoi më përgjigjen, duke u shprehur se nuk e njeh se kush është Donaldi. Enkel Demi: Të kthesh Shekspirin në këto lloj periudhe, ku kemi hallin e Donaldit, ju qofshi domethënë.
Hervin Çuli: Donaldi kush është? Sinqerisht, nuk e di . Hervin Çuli: Aktor i Teatrit Kombëtar, Donald Shehu? Kush është se më ngeli fiksim? Sibora Bitri: Është aktor, por për momentin është pjesëmarrës në “Big Brother VIP”. Hervin Çuli: Nuk e njoh.