Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Ja ke goditi 5 vite më parë Gert Shehu për pultin e televizorit dhe e la 9 ditë në koma

Tiranë- Mësohen detaje të rënda rreth Gert Shehut, agresorit që qëlloi me grusht në fytyrë kreun e PD, Sali Berisha.

Nga raportimet e fundit rezulton se ish kryeministri Sali Berisha, nuk është personi i parë që merr plagë në fytyrë nga grushti i Gerti Shehut.

5 vite më parë, më konkretisht në gusht të vitit 2017, Shehu, në atë kohë 26 vjeç, ka goditur duke i shkaktuar dëmtime të shumta shtetasit Përparim Vladi, i cili punonte si roje në një palestër, në zonën e Liqenit Artificial.

Referuar vendimit, sherri mes këtyre dy personave ka nisur për një telekomandë televizori. I riu e kishte marrë pultin pa leje, ndërsa Vladi, pasi mori vesh se kush e kishte marrë i ka kërkuar Shehut, që të largohej nga aty e mos të dukej më në palestrën ku ai ishte i punësuar.

Siç duket reagimi i Vladit, nuk i pëlqeu Shehut, e për këtë e ka qëlluar rojen me grushte në fytyrë dhe tullë në kokë, duke i shkaktuar dëmtime dhe hematoma të rënda.

Pas kallëzimit në komisariatin nr 1, të shtetasit Përparim Vladi, institucioni i akuzës nisi hetimet dhe nga verifikimet e kryera doli në përfundim se rojës së palestrës, pas dëmtimeve e tij u klasifikuan në kategorinë që i kanë shkaktuar humbje të aftësisë për mbi 9 ditë.

Për këtë ngjarje prokuroria e akuzoi Shehun për akuzën e plagosjes së lehtë me dashje. Në dhjetor të vitit 2017, Gjykata e Tiranës, shpalli fajtor Shehun duke e dënuar atë me 2 milion lekë të vjetra gjobë. 5 vite nga ajo ngjarje 31-vjeçari do përballet sërish me drejtësinë, ku këtë herë ai do përballet me akuzat e “plagosjes me dashje” dhe goditje për shkak të detyrës