Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hodo, ka njoftuar gjatë një komunikimi për mediat cilat janë kategoritë që do të marrin shpërblimin e fundvitit.
Hado njoftoi se shpërblimin e fundvitit do ta përfitojnë pensionistët, ata që kanë dalë në pension të parakohshëm, familjet me ndihmë ekonomike, familje që kanë persona me aftësi të kufizuara dhe ish-ushtarakët.
Këtë shpërblim e përfitojnë jo vetëm ata që në momentin që ka dalë vendimi kanë qenë përfitues, por edhe ata që mbushin moshën e daljes në pension nesër apo në datën 31, edhe ata kanë të drejtën e tërheqjes së këtij shpërblimi.
Të gjithë qytetarët që e marrin pensionin në bankë do e marrin shpërblimin në datë 20 dhjetor në bankë, do marrin pensionin e dhjetorit dhe 5 mijë lekë bonus. Ata që pensionin ua çon posta në shtëpi, do e marrin dhe pensionin në këtë mënyrë. Shpërblimi jepet vetëm një herë.