Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

“Ja nxiva jetën”, Sabiani “ankohet” për Ilirin: Si do ja bëj unë, sa doli me kritika

Miqësia që krijuan brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” vijon edhe më e fortë pas përfundimit të reality show-t. Është fjala për Sabianin dhe Ilir Shaqirin, të cilët shfaqen kudo bashkë.

Mëngjesin e sotëm ata kanë postuar disa video, ku shfaqen së bashku në makinë.

“I thashë Sabit se kur i jepet makinës nuk duhet të merret me telefon”, dëgjohet të thotë Iliri, ku më pas këngëtari i njohur shton: “Sa doli me kritika, si do ja bëj unë me këtë nuk e di”.

Duke qeshur balerini i thotë se “s’kemi ç’të bëjmë do e durojmë njëri-tjetrin”, ndërsa Sabiani ia kthen: “Unë do të duroj nuk bëhet fjalë. Po sa doli, mos telefonin në makinë, mos këtë, mos atë. Është i rregullt”.

“Ja nxiva jetën”, thotë balerini pastaj, ku Sabi shton: “Urdhri zbatohet, nuk diskutohet”.

Më pas Iliri falënderon të gjithë ata që i kanë shkruar dhe do t’u përgjigjet të gjithëve një nga një, pasi janë shumë mesazhe.