Ja pse duhet të vendosni gjithmonë një lugë sheqer në oborrin e shtëpisë tuaj përpara se të dilni nga shtëpia

Shumë nga ne i kanë bezdi bletët dhe madje bëjnë c`është e mundur për t`i mbajtur ato larg. Mirëpo duhet të jetë krejt e kundërta pasi 90% e ushqimit në botë vjen nga këto insekte të vogla, të cilat luajnë një rol thelbësor. Madje largimi i tyre nga mjedisi do të çonte në një rezultat katastrofik, thonë ekspertët.

“Nëse bletët do të zhdukeshin papritur nga Toka, speciet tona do të kishin vetëm katër vjet për të mbijetuar. Pavarësisht shtatit të tyre të vogël, bletët kryejnë një punë jashtëzakonisht të rëndësishme: Ato polenizojnë rreth një të tretën e ushqimit që ne hamë.”

Por ka diçka të vogël që ne të gjithë mund të bëjmë, aq më tepër tani që po përhapen zjarret ngado.

Një këshillë e vogël nga David Attenborough që të gjithë duhet ta kemi parasysh:
Lëreni një lugë sheqer dhe pak ujë në kopshtin tuaj për pak kohë, pasi ky veprim i vogël ka potencialin për të shpëtuar jetë!

“Bletët në këtë kohë të vitit shpesh mund të duken sikur po vdesin ose kanë vdekur. Megjithatë ka raste kur bletët janë shumë të rraskapitura për t’u kthyer në koshere aq më tepër kur janë larg.

Një bletë e lodhur mund të ringjallet me një përzierje të thjeshtë sheqeri dhe uji nëse do të lini edhe ju një të tillë në kopshtin tuaj.

Një recetë e lehtë për ushqimin e bletëve është dy lugë çaji sheqer të bardhë të grimcuar dhe një lugë gjelle ujë, të cilat mund të vendosen në një enë apo tas të vogël.

Mbjellja e luleve në ballkonin tuaj apo edhe lejimi i luleve të egra kudo në kopshtin tuaj është një gjë tjetër që mund të bëni për të ndihmuar bletët të mbijetojnë.

Kështu që do bënit mirë edhe ta shpërndani këtë artikull nëse ju duket i dobishëm.