Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Ja qytetet në vend ku do të goditen nga rebeshe shiu, zbardhet çfarë pritet pas ores 18:00 të ditës së sotme

Moti në vendin tonë do vazhdojë të jetë me vranësira, shira dhe ulje të temperaturave. Deri në orët e pasdites do të jemi në mbizotërimin vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin në vendin tonë reshje shiu në ultësirën perëndimore, reshje dëbore në zonat malore dhe rrufe.

Fenomeni i rrufeve pritet kryesisht në zonën e Librazhdit, Peqinit, Fieri, Beratit, Vlorës dhe Memaliajt,

Sipas parashikimeve të motit fenomeni natyror pritet rreth orës 12:00 të drekës. Ndërkohë rreth orës 16:00 të ditës së sotme pritet që rrufe të ketë në Berat, Fier, Peqin dhe Durrës.

Në pjesën e dytë të ditës priten reshje dëbore në zonat malore, Kryesisht në Kukës, Bajram Curri, Bulqizë, por edhe në Ersekë.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 11°C.

Era do të fryjë e mesatare në tokë dhe e fortë në det duke arritur shpejtësinë max mbi 60 km/h nga drejtimi verior–veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.