Thonë se dashuria s’ka çmim, por a mund të ketë dashuria një diferencë ideale të moshës?
Shkencëtarët bëjnë të ditur se diferenca në moshë mes dy njerëzve në lidhje ka efekte dramatike në suksesin e martesës. Këtë e thonë dy profesorë nga Atlanta, të cilët e kanë studiuar këtë çështje për vite të tëra.
Andrew Francis dhe Hugo Mialon kanë studiuar gjithsej 3.000 njerëz për të ardhur në këtë përfundim, ndërsa ka zbuluar në lidhjet ku diferenca në moshë është shumë e madhe, rreziku për divorc është më i larti.Mund të mendoni se kjo aplikohet vetëm te çiftet që kanë një diferencë të moshës deri në 10 vjet, por kjo është e vërtetë vetëm deri në një pikë.
Çiftet e martuara të cilët kanë 10 vjet diferencë në moshë janë 39 për qind më të prirë të shkurorëzohen, ndërsa çiftet me 20 vjet diferencë në moshë kanë 95 për qind shanse të ndahen.
Në fakt, edhe 5 vjet diferencë në moshë mes individëve ka një rrezik prej 18 për qind të përfundimit të martesës. Nëse dëshironi të keni një martesë të suksesshme,
atëherë duhet të martoheni me dikë që keni vetëm 1 vit diferencë në moshë. Kjo diferencë e moshës shkakton vetëm 3 për qind rrezik që martesa të përfundojë me divorc.