Nga Lucia Ferrari- The Telegraph
Qafë tepër joshëse, grimi i tyre nuk duket kurrë i tepruar, bukuria e grave franceze është mishërimi i elegancës laissez-faire. Por sigurisht që janë larg nga laissez faire.
Instituti Guerlain në Paris drejton një dyqan për kujdesin e lëkurës dhe aromave për moshat 7-12 vjeç pasi për francezet njohuritë për të bukurën fillojnë që në moshë të re. Ndërkohë që një grua britanike mesatare do të shpenzonte mijëra dollarë për të rregulluar kopshtin e saj se sa për fytyrën, duhet thënë se gratë franceze në përgjithësi duken goxha fantastike.
Kohët e fundit isha në një darkë ulur përballë Filipine Leroy-Beaulieu (aktore në serialin Emily në Paris) dhe u mahnita nga makijazhi i saj smokey eye, krahët e tonifikuar dhe flokët e shpupuritura, sa mezi po përqendrohesha te karpaçoja me levrek.
Kështu më ndodh edhe kur shoh fotot e Carla Bruni Sarkozy, Emmanuelle Alt dhe Isabel Marant (të gjitha mbi 50 vjeçe). Është ajo bukuria e lezetshme, “pa mundim”, pa moshë (trendi i fundit i makijazhit që të dukesh pa makijazh), fushë ku gratë franceze janë shumë të mira.
Pse gratë 60-vjeçare franceze, ngjajnë si 30!
Juliette Levy-Cohen, themeluesja e Oh My Cream (dyqan i produkteve kozmetike në Francë) thotë: “Gratë franceze kanë një regjim bukurie të menduar mirë që u është transmetuar atyre nga nënat e tyre. Fillon me një kujdes perfekt për lëkurën, por ne nuk përdorim 10 ose 15 produkte. Duhet të jetë i shpejtë dhe efektiv, duke përdorur vetëm produkte të provuara dhe të testuara që ne e dimë se funksionojnë. Ne nuk jemi shumë të mira kur testojmë gjëra të reja, por kur gjejmë diçka që funksionon, i përmbahemi asaj. Dhe kjo është një qasje “pak është shumë”. Ne na nevojitet vetëm një pastrues, hidratues dhe maskë vërtet e shkëlqyer dhe voila.”
Levy-Cohen mblodhi më shumë se 20 milionë euro investime gjatë 10 viteve të fundit që nga krijimi i dyqaneve Oh My Cream në Francë, të cilat fokusohen në kujdesin e lëkurës, që jep një rezultat fantastik me një grim minimal, përcjell dritare.net
Filiali i Levy-Cohen në Notting Hill të Londrës ka një kombinim të mirë të produkteve për kujdesin ndaj lëkurës, duke përfshirë Ren, Tata Harper dhe Augustinus Bader së bashku me markat më pak të njohura franceze si Patyka, Atelier Nubio dhe Odacité si dhe linjën e njëjtë të kujdesit të lëkurës të Oh My Cream. Më i shituri është Huile Démaquillante, një vaj për heqjen e make-up-it dhe Creme Universelle, një hidratues i përshtatshëm për të gjithë me acid hialuronik dhe vaj kajsi.
Po ashtu dyqani ka një dhomë trajtimi për fytyrën për të cilat Juliette thotë se janë kyçe për regjimin francez të bukurisë. “Mbaj mend që mamaja ime më çonte çdo muaj në Institutin Clarins në Paris për të pastruar fytyrën kur isha 15 vjeçe.”
Pse gratë 60-vjeçare franceze, ngjajnë si 30!
Legjenda e kozmetikës Terry de Gunzburg (themeluesja e markës kozmetikës dhe produkteve të kujdesit të lëkurës By Terry dhe krijuesja e YSL’s Touche Eclat) pajtohet me Juliette Levy-Cohen:
“Fillon me nënat tona. Mbaj mend që nëna dhe gjyshja ime më thoshin se sa e rëndësishme është pastrimi i fytyrës çdo natë. Një grua franceze nuk do të ëndërronte të shkonte në shtrat pa hequr grimin. Mendoj se edhe ne jemi të fiksuara pas hidratimit pas një moshe të caktuar. Dhe shumica e grave franceze e dinë ndryshimin midis hidratimit dhe ushqimit. Gjithashtu ne e duam një maskë javore dhe nëse nuk keni maskë, një serum i mirë hidratues bën punë. Një truk që më pëlqen është të vendos një shtresë shtesë serumi gjatë natës dhe të shkoj të fle, në vend që të bëj një maskë.
Pse gratë 60-vjeçare franceze, ngjajnë si 30!
Akademikja Camille Joly thotë: “Estetika e lehtë franceze për t’u dukur sa më natyrale, në fakt kërkon shumë mirëmbajtje. Gratë parisiane e vizitojnë parukierin shumë. Mjekja estetike franceze Anne Mendelovici pajtohet: “Francezet janë shumë konservatore, por ne e dimë që pas një moshe të caktuar, rregullimet si dhe kujdesi për lëkurën janë të nevojshme. Doza të vogla botoksi në ballë, pak filler për buzët (duhet të jetë i padukshëm) dhe pak filler rreth mollëzave, këto bëj zakonisht për klientet e mia. Gjithashtu gratë që pinë duhan në Francë bëjnë mesoterapi me libra (mikroinjeksione të vogla në të gjithë fytyrën me një koktej me vitamina dhe antioksidantë) për ta bërë lëkurën të duket plot shkëlqim.”
Kjo shprehja pak është shumë vlen edhe për ushqimin. “Ne e adhurojmë ushqimin, por jemi të kujdesshme.” De Gunzburg është dakord me këtë: “Ne jemi shumë të mira në detoksifikimin deri në retoks! Më kujtohet kur isha grimere e Carla Bruni, Lucie de la Falaise dhe Linda Evangelista, të gjitha e donin shampanjën, por ishin shumë të kujdesshme me çfarë hanin pas. Ashtu si unë dje. Kisha makarona me tartuf, vacherin (një pjatë zvicerane që përmban shumë djathë) dhe një verë të kuqe të mrekullueshme. Ndërsa sot po konsumoj çaj jeshil, me një fetë limoni, një sallatë që do e spërkas me pak ujë të gazuar dhe pak uthull molle./Përshtati: Dritare.net