Ja si të lani tualetin ​dhe aromat e pakëndshme; gjithçka që ju nevojitet është vetë një përbërës. Video

Një pronar shtëpie dhe profesionist pastrimi, ka treguar një hile të thjeshtë pa forcë që do ta mbajë tualetin tuaj të pastër dhe pa ndonjë erë të keqe.

Pastrimi i tualetit është një nga punët më të pakëndshme të shtëpisë që shumica prej nesh i shmangin fare – por ja një mënyrë për ta bërë atë më rrallë?

Nje tubet i ri pastësh për dhëmbët dhe kaq ju nevojitet për këtë pastrim. Së pari bëni disa vrima në tubin e pastës së dhëmbëve të re. Dhe pastaj i heq mbrojtësin poshtë kapakut dhe e mbyll serish me kapak. Hapi tjetër është prerja e një pjese të vogël nga cepi i fundit të tubit – që do të lejojë pastën te dali.

Pasi të keni përgatitur tubin për këtë hile gjeniale, hiqni kapakun nga rezervuari i tualetit tuaj dhe vendoseni tubin e pasten në fund të rezervuarit.

“Pasta e dhëmbëve është antibakteriale përveç që ofron freski heq edhe njollat ​​e verdha”.

Edhe pse mund të tingëllojë e pamundur që produkti të dalë pa u shtrydhur tubi me dorë, Whiz pohoi se presioni i ujit është i mjaftueshëm për ta bërë këtë sa herë që shtypet rezeruari i tualetit. Ai vuri në dukje se presioni e shtyn pastën në rezervuar, i cili më pas derdhet në qyp. Kur kjo ndodh, pasta “lëshohet gradualisht” në ujë, duke e mbushur më tej dhomën me një aromë të freskët.